Home Aktualitet Berisha: Mund të mbush një sallë me fakte kundër Ramës dhe qeverisë së tij

Berisha: Mund të mbush një sallë me fakte kundër Ramës dhe qeverisë së tij

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit.

Berisha tha se libraria e tij digjitale ka fakte për të mbushur një sallë plot me faqe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.

“Janë të vërteta, nuk janë krijesa dhe shpikje. Duhet të mendojmë si të ndryshojmë. Cila është rruga e ndryshimit? Idealet tona.

Në këtë stad, realizuam atë që të paktë ishin ata që e imagjinonin, e realizuam me idealet tona, me besimin tek njëri-tjetri, me dashurinë për PD.”-tha Berisha.

Lajme te ngjashme