Home Kronike Aksidenti i rëndë/ Pas 21-vjeçarit, ndërron jetë edhe 22-vjeçari

Aksidenti i rëndë/ Pas 21-vjeçarit, ndërron jetë edhe 22-vjeçari

nga Editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.

Një automjet tip Benz, ku udhëtonin tre të rinj, ka dalë nga rruga, është përplasur me bordurën e ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, ka ndërruar jetë J.Sh , 21 vjeç, e dy të tjerët kanë përfunduar në spital. Policia njofton se në spital ka ndërruar jetë edhe shtetasi A.Sh, 22 vjeç.

Ndërkohë që shtetasi A.D, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Lajme te ngjashme