Home Politike Arta Dada: Rama duhet të ishte larguar. Ka një vit që nuk po qeveris

Arta Dada: Rama duhet të ishte larguar. Ka një vit që nuk po qeveris

nga Editor

Ish-ministrja dhe një nga ikonat e PS, Arta Dade thotë se kryeministri Edi Rama duhet të largohet.
E ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga Babaramo, ajo është shprehur referuar Ramës se ka politikanë që mbeten në histori për ato që nuk kanë bërë.

Sipas Dades, PS ka qenë forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar andej nga duhet dhe tashmë nuk funksionon.

‘Mua më duket që vendi nuk po qeveriset prej 1 viti. Mesa duket nuk po e shoh që Rama të largohet. Ka politikanë që mbeten në histori për ato që kanë bërë dhe për ato që duhet të kishin bërë, por që nuk kanë bërë. Për fatkeqësisht Partia Socialiste që ka qenë forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar andej nga duhet dhe tashmë kemi ardhur në një pikë që força politike nuk funksionon, po as vendi jonë nuk qeveriset’, tha ajo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!