Home Politike PS ka humbur identitetin dhe parimet!”/ Deklarata e fortë e Arta Dades

PS ka humbur identitetin dhe parimet!”/ Deklarata e fortë e Arta Dades

nga Editor

“E majta duhet ribërë…PS ka humbur identitetin dhe parimet…Vendi ka një vit që nuk qeveriset…”, kështu është shprehur në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, ish ministrja e Jashtme dhe ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade.

Teksa ka ritheksuar edhe njëherë se Edi Rama duhet të largohet nga pushteti, ish ministrja Dade ka vijuar më tej duke thënë se e majta nën qeverisjen e Ramës ka humbur vlerat dhe identitetin e saj si parti e majtë evropiane.

“Mua më duket që ky vend nuk po qeveriset prej një viti. Dhe e kam artikuluar edhe më herët që Rama duhet të largohet nga qeverisja.

Për fat të keq PS, forca që i ka dhënë shumë vendit, tashmë ka ardhur në një pikë që jo vetëm si forcë politike nuk funksionon, por ka një vit që nuk qeveriset.

Fakti që është thelluar kriza, fakti që kemi probleme me mirëqënien sociale apo edhe së fundmi abuzimi me pronën publike, ndërkohë që ne kemi ende probleme të pazgjidhura me pronën private e përkeqësojnë edhe më tepër situatën.

Raportet sociale ekonomike rezultojnë të përkeqësuara.

PS ka humbur identitetin dhe parimet, duke bërë që ajo t’i largohet partive të majta europiane.

Unë mendoj se e majta duhet ribërë, por fillimisht duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor…”, ka thënë ndër të tjera Arta Dade

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!