Home Kronike Aksident në autostradën Fier-Lushnje, 3 të plagosur rëndë

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, 3 të plagosur rëndë

nga Editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës, burim i shumë aksidenteve.

Një makinë tip ‘Benz’ ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bllokuar aksin rrugor, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vazhdojnë…

Lajme te ngjashme