Home Kronike Ishin njohur në Facebook, 25-vjeçari dhunon partneren shtatzënë, i kërkonte të abortonte fëmijën

Ishin njohur në Facebook, 25-vjeçari dhunon partneren shtatzënë, i kërkonte të abortonte fëmijën

nga Editor

Vajza denoncoi në polici partnerin e saj, pasi përmes dhunës ai i kishte kërkuar të abortonte fëmijën. Për dhunimin e Megit që pret të bëhet nënë, Gjykata la në arrest me burg, Kim Dhimën, i cili nga ana e tij nuk e pranon akuzën.

Është kjo historia e një 25-vjeçareje nga qyteti i Durrësit, në muajin e gjashtë të shtatzënisë është strehuar nga autoritetet në një qendër pritëse në Tiranë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

Megjithatë 25 vjeçari do të qëndrojë në burg deri sa të përfundojnë hetimet dhe ekspertiza, ndërsa kallzuesja është dërguar në një qendër shtetërore.

Gjyqtari i çështjes, Bedri Qori, përveç se e dërgoi të dyshuarin në qeli, përmendi se arrestimi i tij nuk ishte kryer me urdhër të prokurorit.

Por, ndërkohë policia pas prangosjes së djalit nga Paskuqani, përmend në dosjen e referuar akuzës , shenjat e e dukshme të dhunës në trupin e vajzës. Ndërsa në kallzim vajza tregon se ish partneri e kishte qëlluar edhe me kaçavidë në bark.

Sipas raportimit të TCH, çifti ishte njohur përmes “Facebook-ut” dhe siç ajo shpjegon më tej, pasi janë frekuentuar një periudhë kohe, ata janë ndarë. Por vajza tregon se në datën 24 tetor ajo kishte udhëtuar nga Durrësi drejt kryeqytetit dhe pasi Kim Dhimën, ai e ka marrë me makinë duke e çuar në periferi ku edhe e ka dhunuar . I dyshuari e ka pyetur 25 vjeçaren “pse nuk më tregove për shtatzëninë” .

Më pas i ka kërkuar që ta abortojë. Pasi e ka keqtrajtuar i dyshuari e ka zbritur nga makina duke e lënë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Ndërsa i riu do të qëndrojë nën arrest me burg, prokuroria po kryen edhe veprime të tjera për të vërtetuar nisjen e historisë mes tyre përmes Facebook-ut.

Por veprimi më i rëndësishëm është marrja e bisedave  telefonike të të dyve, për të konfirmuar me prova se ditën e dhunimit të vajzës shtatzënë, ata kishin qenë bashkë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!