Home Politike Opozita tryezë me ekspertë për Reformën Zgjedhore, Alibeaj: Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje

Opozita tryezë me ekspertë për Reformën Zgjedhore, Alibeaj: Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje

nga Editor

Pas takimit ishte ish-deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj ai që ka dhënë një deklaratë për mediat dhe u shpre se është diskutuar dhe drafti i qeverisë për reformën.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur sot në selinë blu ku është diskutuar për Reformën Zgjedhore. Sipas informacioneve takimi është bërë në nivel ekspertësh, ku diskutimet kanë qenë të shumta.

Pas takimit ishte ish-deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj ai që ka dhënë një deklaratë për mediat dhe u shpre se është diskutuar dhe drafti i qeverisë për reformën. Ai ndër të tjera tha se opozita kërkon një reformë reale, duke krikuar dhe traftin e qeverisë për të cilin tha se shumë nene ishin qesharak.

Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës. Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit.  Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje”, ishte kjo deklarata e Alibeajt.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!