Home Aktualitet Rasti i dytë në pak ditë, Rama sëmuret dhe anullon takimin me Zaev

Rasti i dytë në pak ditë, Rama sëmuret dhe anullon takimin me Zaev

nga Editor

Zyra e shtypit e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar lidhur me anulimin e takimit që kreu i shtetit në Shkup kishte planifikuar me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

Në një përgjigje për Fax News, zyra e shtypit bën me dije se, anullimi i takimit erdhi si pasojë e gjëndjes shëndetësore të Ramës, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

“Takimi u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë midis protokolleve të dy zyrave, Kryeministri Rama dhe Presidenti Pendarovski. Arsyeja ishte se, për shkak të çështjeve shëndetësore ajo u anulua dhe kryeministri Rama foli personalisht me Presidentin Pendarovski për të kërkuar falje që nuk mund të takohej. Ky është komenti ynë. Nuk kam detaje të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës së shtypit të presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, nga zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me anullimin e takimit, ndërsa duhet theksuar se, shefit të qeverisë i është dashur disa herë, në mnyrë sekrete, ti drejtohet spitaleve për të kërkuar ndihmë shëndetësore.Pak ditë më parë ai anulloi pjesmarrjen në 20 vjetorin e AADF në Pallatin e Kongreseve. Po nga se është semure Edi Rama? Cila sëmundje mund ta kap kaq shpejt dhe vetëm brenda pak orësh?

Kryeministri Rama është akuzuar nga ish ministra socialistë, nga ish kolegë dhe nga një pjesë e opozitës si përdorues i drogërave të forta.

Megjithatë Rama i ka mohuar këto akuza por në asnjë rast nuk ka pranuar sfidën e opozitës dhe ish miqve të vetë politike dhe jo vetëm të bëj testin e drogës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!