Home Politike Presidenti Meta pas takimit me Stoltenberg: Krenarë për burrat dhe gratë tona në uniformë, që i shërbejnë paqes dhe lirisë!!

Presidenti Meta pas takimit me Stoltenberg: Krenarë për burrat dhe gratë tona në uniformë, që i shërbejnë paqes dhe lirisë!!

nga Editor

Në takimin e përbashkët të Presidentit Ilir Meta me sekretarin e përgjithshëm të Nato-s Jens Stoltenberg, nuk është marrë ende një vendim për bazën e re ushtarake në Pashaliman. Në konferencën e përbashkët, Stoltenberg e cilësoi Shqipërinë të rëndësishme për stabilitetin në rajon, ndërsa Meta theksoi se do të shtojë përpjekjet për çelje negociatash me BE.

Pas kërkesës së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për një bazë tjetër ushtarake në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg u shpreh se ende nuk ka një vendimmarrje specifike. Në deklaratën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Stoltenberg u shpreh se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Jens Stoltenberg: Ju luani rol të rëndësishëm, duke siguruar më shumë sigurinë në Ballkan. Me misionet që ka në Afganistan, për të luftuar terrorizmin në rajonin e baltikut, duke dërguar forca në Lituani. Të gjitha këto tregojnë angazhimin e Shqipërisë në NATO. NATO po realizon një bazë të re në Shqipëri, që do forcojë sigurinë në vendin tuaj. Vitin tjetër Shqipëria do marrë rol të rëndësishëm në sigurinë botërore, në OSBE. Është jetike.

Presidenti Ilir Meta nuk la pa përmendur as  vendimin negativ  për çeljen e negociatave, teksa theksoi se tanimë Shqipëria do ti dyfishojë përpjekjet.

Nga Ilir Meta

Takim miqësor dhe shkëmbim i frytshëm mendimesh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ne ndihemi krenarë për burrat dhe gratë tona në uniformë, që i shërbejnë paqes dhe lirisë, brenda dhe përtej kufijve të Aleancës.
Na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të NATO-s për liri dhe demokraci. #WeAreNATO 🇦🇱

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!