Home Politike Shefi i NATO-s deklaratë të fortë: Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen e rajonit

Shefi i NATO-s deklaratë të fortë: Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen e rajonit

nga Editor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, e cilësoi Shqipërinë avokate të fortë për anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit në aleancë.

Në një konferencë për media pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Stoltenberg deklaroi se Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Ndër të tjera, duke thënë se NATO po investon për bazën e re ajrore në Shqipëri, që do të forcojë sigurinë në këtë vend, Stoltenberg u shpreh se vitin tjetër vendi ynë do të marrë rol të rëndësishëm në sigurinë botërore, në OSBE.

“Ju luani rol të rëndësishëm, duke siguruar më shumë sigurinë në Ballkan. Me misionet që ka në Afganistan, për të luftuar terrorizmin në rajonin e baltikut, duke dërguar forca në Lituani. Të gjitha këto tregojnë angazhimin e Shqipërisë në NATO. NATO po realizon një bazë të re në Shqipëri, që do forcojë sigurinë në vendin tuaj. Vitin tjetër Shqipëria do marrë rol të rëndësishëm në sigurinë botërore, në OSBE. Është jetike.

Lajme te ngjashme