Home Aktualitet Kujtim Gjuzi replikë me Ruçin: Fajin e ka Berisha që nuk ta veshi fustanin e grave

Kujtim Gjuzi replikë me Ruçin: Fajin e ka Berisha që nuk ta veshi fustanin e grave

nga Editor

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka thënë nga foltorja e Kuvendit se ka marrë mesazhe në telefon nga kryeministri, për “tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit.”

“Kryeministri ka marrë peng financat përmes oligarkëve. Darkon me oligarkët, rri me oligarkët, kur vjen këtu bën sarkazëm. I thotë kryetarit të Kuvendit që shiko t’i bëjmë presion këtij apo atij deputeti. Në telefonin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit dhe numri është i kryeministrit. Në fakt kryeministri më njeh që në moshë të re që nuk jam trembur nga diktatura, jo më të më trembi mua kryeministri që me gjithë pantallona të lagura ndonjëherë nuk i bën 80 kg. Nëse ti kryeministër ke sjell këtu kërcënim, ke kallëzim penal. Unë nuk kam frikë fare se kam jetuar në këtë vend, kam fëmijë  e nipër në këtë vend dhe me të drejtë zakonore, çik e vështirë të merret kryeministri me mua, se njëherë që është marrë me mua, dhe me një gazetar të njohur, e ka provuar si ka qenë puna në Këshillin Bashkiak.”,- tha Gjuzi.

Gjuzi ka replikuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Sot dikush tjetër tha që ka qenë pronari i autoshkollës. E kam për nderë që kamë qenë pronari i një biznesi që ka paguar taksat shtetit, deri kur Anastas Angejli më vuri gjobë 1 mln e 200 mijë lekë, që nuk kish asi me paguar se nuk vjedh. Po i them Gramoz Ruçit mos u merr me autoshkollën time, por merru me ato studimet si anëtarë i Partisë së punë se ajo është licenca që ke këtu e drejton prej 30 vitesh, por fajin e ka Berisha që nuk ta veshi mirë atë fustanin e grave.”,- u shpreh deputeti.

Lajme te ngjashme