Home Aktualitet Viola Gaba, një studiuese shqiptare për të drejtat e grave

Viola Gaba, një studiuese shqiptare për të drejtat e grave

nga Editor

Ishte vetëm 11 vjeç kur u largua nga Shqipëria dhe nisi shkollën në Itali pa e ditur mirë gjuhën. Sot ajo ka fituar një prej konkurseve më prestigjoze në fushën e studimeve gjinore që akordohet nga një grup universitetesh italiane.

Me një kurorë dafinash në kokë dhe një buzëqeshje fëminore Viola Gaba shtrëngon në kraharor diplomën e nivelit Master e sapo marrë nga Universiteti i Firenzesme notën maksimane ose “110 cum laude” sipas vlerësimit akademik italian. Ky vlerësim i dha guximin që temën e saj të diplomës që trajtonte të drejtat e grave muslimane dje konfliktin mes ligjeve ndërkombëtare në raport me kodet e sheriatit islamik të konkuronte në një prej konkurseve më prestigjoze në fushën e studimit në itali. Një guxim që do ta shpërblente me çmimin e parë për t’i dhënë një tjetër buzëqeshje dhe shtysë qëëndrrën e hershme për të qenë një zë i fortë për të drejtat e grave ta bëjë tashmë realitet. Rruga e saj nisi me buzëqeshjen e ndrojtur të një fëmije që vinte nga bregu tjetër i Adriatikut për tu ulur në bankat e shkollës ku të gjithë nxënësit e tjerë flisnin një gjuhë që nuk ishte gjuha e saj.

Një luftëtare për të drejtat e grave

Konkursi “Analisi e contrasto degli stereotipi di genere” ( Analiza dhe kundërshti të steroitipeve gjinore), një iniciativë e Regione Toscana, Commissione Regionale Toscana edhe disa universiteteve përzgjedh botimet më të mira akademike mbi
çështjen e barazisë gjinore, studime mbi mënyrat për të luftuar kundër paragjykimeve, stereotipeve gjinore dhe sjelljeve që janë kundër të drejtave të grave,etj..Në këto botime akademike do të jetë dhe emri i shqiptares Viola Gaba, e cila në tezën e saj analizon të drejtat e grave muslimane në Britaninë e Madhe nga një perspektivë e ligjit islamik nga njëra anë, dhe konfliktet që lindin me të drejtat që jane të nënshkruar në instrumentet juridike ndërkombëtare të grave nga ana tjetër.
Pas vlerësimit të fundit për punën e saj Viola Gaba e projekton veten në betejën e këtij shekulli për të drejtat e grave dhe atyre muslimane në veçanti.
“Titulli i tezës time është“Sharia Councils and Muslim ëomen’s right in Great Britain: friends or foes?” me të cilën u diplomova në Laurea Magistrale në “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime europiane” tek universiteti i Firenzes Ky vlerësim, që ka parashikon botimin e tezës dhe një shpërblim financiar 1 mijë euro është shumë i rëndësishëm për mua sepse kisha zgjedhur një tematikë shumë të komplikuar, pak të njojtur në botën akademike, po dhe në media. E zgjodha për rëndësinë që kishte sipas meje për rolin e gruas në jurisprudencën islamike edhe në të drejtat ndërkombëtare, duke kërkuar perspektiva të reja për të analizuar këtë fenomen. Fakti që u vlerësua më bën shumë të lumtur sepse besoj në angazhimin për të luftuar për të drejat e grave edhe mbi barazinë gjinore. Tani po kërkoj të vazhdoj në këtë drejtim; të drejtat e grave, fëmijëve edhe mbi çështjet e emigrimit”.
Ëndrra e saj është që të punojë për organizata ndërkombetare që lidhen me të drejtat e njeriut ose në Bashkimin Evropian, pasi ajo sot gëzon nënshtetësinë italiane.

Vajza emigrante që mëson fëmijët e huaj

Kanë kaluar tashmë gati 20 vite nga dita e parëqë Viola që shkeli në Itali po ajo ditë nuk i kujtohet gjithmonë si sfida më e madhe me të cilën e përballi jeta.

Ishte vetëm 11 vjeç kur prindërit e morën nga bankat shkollës në Vlorë për të nisur një jetë të re në Itali. Pa bërë asnjë ditë kurs të gjuhës italiane ajo ulet në bankat e shkollës atje për tu përballur e vetme me botën e re që po i hapej para vetes. Ajo la pas emrin e saj në tabelën e nderit të shkollës për të përjetuar nderime më të mëdha në gjithë karrierën e saj akademike në Itali.

“Kam ikur nga Shqipëria kur isha 11 vjeç, keshtu që mbaj mend shumë gjëra (përshembull që na vinin në “tabelën e nderit”), pastaj kur erdha në Itali nuk pata shume probleme nga pikpamja e programeve të lëndëve shkollore, e vetmja vështirësi ishte gjuha sepse nuk bera as një kurs në italisht. Më futën direkt në klasë, una e quaj “shock therapy” , shumë e vështirë nga pikpamja emotive e një fëmije po në rastin tim funksionoi sepse pas pak muajsh fillova të flisja në italisht dhe të merrja pjesë në aktivitetet shkollore normalisht. Sigurisht kjo më ka kushtuar shumë sakrifica që e vogël, po nga ana tjetër kisha shumë dëshiër që t’ia dilja nga pozicioni i “vajzës emigrate” që ka nevojë për ndihmë, ndoshta ështëçështje karakteriale. Ato tre vjet në8-vjeçare kanë qenë për mua shumë të rëndësishme nga ana e përgatitjes shkollore edhe si investim emocional”.

Më tej Viola krahas studimeve u angazhua me punë në fushën shoqërore si mësuese e italishtes për fëmijët e gratë e huaja, kurse për mbështetje studimi për nxenësit, projekte ndërkulturore, etj.

A e ka menduar Viola të rikthehet në Shqipëri? Ajo nuk e sheh si një gjë të pamundur këtë nëse do t’i krijohej një mundësi në fushën profesionale pasi e sheh Shqipërinë si pjesë shumëtë rëndësishme të identitetit të saj. Të jetuarit mes dy vendeve, mes dy realiteteve, ajo nuk e sheh si pengesë, por si pasuri pse siç preferon ta përkufizojë ajo; “nuk ka kufinj për mua, dhe sidomos nuk ka kufinj në mendjen time që më pengojnë”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!