Gjirokastër-Familjarët e Kostandinos Kacifas nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët.  Motra e Konstandino Kacifasit është ndaluar nga Policia shqiptare pak minuta më parë pasi tentoi të depërtonte në ceremoninë e festës greke, ‘JO’-në që po zhvillohet mesditën e sotme në Bularat. Ajo u shpreh se kërkon drejtësi për vëllanë e saj dhe në duar mbante një baner në të cilin kishte emrin e të vëllait, ditën e lindjes dhe vdekjes së tij. Në deklaratën e saj ajo thekson se ky fshat është tokë greke.

“ Turp, skandal për qeverinë shqiptare se ne jemi grekë autoktonë. Jemi në tokë greke. Populli nuk ka faj, e kanë fajin drejtuesit e shtetit. Vëllain ma vranë, ai nuk ka qëlluar.  Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja.Nderojmë vëllain tim por policia tërhoqi zvarrë 100 metra babanë tim”  ”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin.

Të shtunën në Bularat u zhvillua ceremonia e 1 vjetorit të vdekjes së Kacifasit. Familjarët s’lejuan gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit bëri thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Policia blindoi të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj. /dosja.al/