Home Politike Ralf Gjoni i përgjigjet Mentor Kikisë nga foltorja e Kuvendit, por nuk guxon t’i përmendë emrin

Ralf Gjoni i përgjigjet Mentor Kikisë nga foltorja e Kuvendit, por nuk guxon t’i përmendë emrin

nga Albina Hoxhaj

Deputeti i opozitës së Re, Ralf Gjoni është ndierë i fyer pas shkrimit të Mentor Kikisë, i cili tha se nuk i duron dot më deputetët e rinj në Kuvend, dhe se duhen bërë urgjentisht zgjedhjet e parakohshme. Gjoni zgjodhi t’i përgjigjej Kikisë, pa ia përmendur emrin, por la të kuptohej, se analisti ishte Kikia.

Ralf Gjoni: Lexova një shkrim të njërit që quhet analist, që thoshte se problemi në vend jemi ne, opozita e re në Kuvend, dhe se duhet të bëhen urgjentisht zgjedhje të parakohshme. Në vend që analisti të merret me thelbin e problemit, merret me faktin se problemi qenka opozita në Kuvend. Mirë mo analist i nderuar, me këtë Kod Zgjedhor, çfarë përfaqësimi do të kesh ti analist i nderuar në Kuvend? Lista të Bajraktarëve që i komandojnë me Ëhatsapp. Injorohet edhe fakti tjetër që për herë të parë në 10 vite flitet për listat dhe për sistemin. Z.Balla ju folët për OSBE/ODIHR, duhet depolitizuar KQZ. Do flasim në Komision edhe për transparencën, por nëse doni t’a votojmë, s’ka Reformë me 2 faza. KQZ dhe Administrata Zgjedhore s’duhen të kenë më influenca partiake. Partitë duhet të heqin duart nga sistemi Zgjedhor, me propozime konkrete. Hajde hapim listat dhe bëjmë zgjedhje që këtë pranverë. Jemi gati të përfaqësohemi me emra të pastër dhe jashtë çdo bajraktarizmi.

Në shkrimin e 25 tetorit, Kikia shkruante se duhet të bëhen zgjedhje, dhe se nuk do më që të paguajë me taksat e tij, një tufë njerëzish që sipas tij janë “palaço”.

Lajme te ngjashme