Home Politike Kuvend, Rudina Hajdari: Jam kërcënuar në zyrë, të merren masa pa pasur viktima

Kuvend, Rudina Hajdari: Jam kërcënuar në zyrë, të merren masa pa pasur viktima

nga Albina Hoxhaj

Nga Kuvendi i Shqipërisë deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se është kërcënuar në zyrën e saj. Ajo i ka kërkuar Kuvendit që të marrë masa për sigurinë e deputetëve pa pasur ende ndonjë viktimë.

“E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat” deklaroi Rudina Hajdari.

Në seancën e sotme nuk kanë munguar edhe debatet mes Gramoz Ruçit dhe Kujtim Gjuzit. Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuae me mesazh në telefon për veshjen Kuvend.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!