Home Aktualitet Inagurimet e Lalit si Rozafati/ Bie sërish tavani në Qytetin Studenti, 5 muaj pas rikonstruksionit

Inagurimet e Lalit si Rozafati/ Bie sërish tavani në Qytetin Studenti, 5 muaj pas rikonstruksionit

nga Editor

Një tjetër ‘kryevepër’ e kryetarit të Bashkisë ka rezultuar të jetë asgjë më shumë se sa një ‘flluskë sapuni’.

Pas denoncimeve të shpeshta në Tv dhe portale, godinat e Qytetit Studenti nisën të rikonsruktohen ndërkohë që punimet e tyre u bënë vetëm për efekt propaganda. Një tjetër godinë në këtë kampus ka nisur shkatërrimin. Në maj të këtij viti u inagurua nga zoti Veliaj ndërkohë që pa u mbyllur tetori tavani i godinës ka rënë duke rrezikuar seriozisht jetën e studentëve.

Mësohet se deri tani nuk është marrë asnjë masë për largimin e studentëve nga godina, dhe pritet që të shkojnë inspektorët për të kontrolluar nëse godina ka rrezik për studentët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!