Një femër me ‘Toyota Yaris’ hedh në ajër policin rrugor, i shkakton…

Read Time:43 Second

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, tek vendi i quajtur kryqëzimi i gjimnazit 18 Tetori.

Një mjet tip Toyota Yaris e cila drejtohej nga një femër ka përplasur shtetasin Qani Çela, i cili po tentonte të kalonte nga trotuari në rrugë.

Pas goditjes nga makina këmbësori është përplasur në trotuar duke mare dëmtime në kokë. Çela është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar drejtuesen e mjetit për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se këmbësori Qani Çela nuk e ka vënë re mjetin kur ka tentuar të kaloj rrugën.

Qani Çela është me profesion polic rrugor por në momentin e aksidentit Çela ka qenë jashtë orarit të punës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post LAJM I FUNDIT/ Sherri me thika, policia jep detajet. Si u zbulua autori që qëlloi 19-vjeçarin
Next post Deklaratë e fortë: Mjeshtra të vrasjeve në kohën e diktaturës, sot në institucione të larta të shtetit. “Pse nuk e vrisni? Në autobus ekzekutojeni