Home Kronike LAJM I FUNDIT/ Sherri me thika, policia jep detajet. Si u zbulua autori që qëlloi 19-vjeçarin

LAJM I FUNDIT/ Sherri me thika, policia jep detajet. Si u zbulua autori që qëlloi 19-vjeçarin

nga Editor

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme ne Durres, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin J. M., 20 vjeç, banues në Kavajë si dhe ka proceduar në gjendje të lirë A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 19-vjeçarit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Specialistët për Hetimin e Krimeve lokalizuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. M., 20 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!