Home Aktualitet Një muaj pushim, ngecin hetimet për 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, priten letërporositë nga Greqia e Ekuadori

Një muaj pushim, ngecin hetimet për 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, priten letërporositë nga Greqia e Ekuadori

nga Editor

Organi i akuzës kërkon të mësojë më shumë informacion për lidhur me biznesmenin Gentian Malindin dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Letërporositë e dërguara në Greqi dhe në Ekuador për detaje lidhur me ngarkesën prej 137 kilogram kokainë po mbajnë peng hetimet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës kërkon të mësojë më shumë informacion për lidhur me biznesmenin Gentian Malindin dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Mësohet se letërporositë janë dërguar rreth një muaj më parë por ende nuk janë kthyer.

Operacioni u zhvillua pak kohë më parë, ku 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar dhe në burg. Në kërkim është Gentian Malindi, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimin pasuror për këtë të fundit.

Ishte pikërisht ku i fundit personi që dyshohet se e ka marrë kokainën nga porti dhe gjatë transportit ka zbuluar se në pakot ku mendonte se kishte kokainë ishte futur oriz dhe lokalizues satelitor, duke e hedhur çantën menjëherë nga automjeti në të cilin po lëvizte.

Prokuroria bashkë me Policinë e Shtetit ka dyshime se janë të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë

Lajme te ngjashme