Home Politike Belgjika me kryeministre femër për herë të parë në histori? Ja kush është Sophie Wilmes

Belgjika me kryeministre femër për herë të parë në histori? Ja kush është Sophie Wilmes

nga Editor

Belgjika do të jetë për të parën herë nën drejtimin e një kryeministreje femër. Vendimi u mor nga ministrat kryesorë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këtë të dielë, 44 vjeçarja Sophie Wilmes do të bëjë betimin.

Charles Michel kishte njoftuar ditën e premte se do të hiqte dorë nga të qënurit kryeministër në fund të muajit nëntor, për t’u përgatitur për punën e re si president i Këshillit Europian, detyrë të cilën do ta marrë përsipër që nga 1 dhjetori.

“Do të bëj çmos për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi të situatës aktuale” tha Wilmes në një prononcim të parë për mediat. Sophie Wilmes studioi shkenca komunikimi, marketingu dhe publiciteti në IHECS në Bruksel.

Pas diplomimit, filloi në Komisionin Europian, duke u bërë një ministre federale, katër vjet më parë. Nuk është e qartë se për sa kohë Wilmes mund të mbajë punën e parë, kjo do të varet nga negociatat në vazhdim, por mbase ajo mund të bëhet kryeministrja e qeverisë së re të koalicionit, në varësi të rezultatit të bisedimeve. Kolegët e përshkruajnë Sophie Wilmes si një femër të përpiktë, inteligjente dhe shumë empatike.

Lajme te ngjashme