Home Politike Meta pret Kurtin: Kosova shembull për rajonin, siç e dëshmoi në zgjedhjet e fundit

Meta pret Kurtin: Kosova shembull për rajonin, siç e dëshmoi në zgjedhjet e fundit

nga Editor

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim liderin e Vetëvendosjes dhe fituesin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti.

Sipas asaj që shkruan kreu i shtetit, në takim, ndër të tjera u theksua se, Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit.

“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, shkruan Meta. 

Më herët, Kurti u prit në një takim edhe nga ish kryeministri Sali Berisha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!