Home Bota Donald Trump, live, njofton vrasjen e liderit të ISIS: Ai vdiq si qen!

Donald Trump, live, njofton vrasjen e liderit të ISIS: Ai vdiq si qen!

nga Editor

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë një njoftim të rëndësishëm: Vrasjen e liderit të ISIS, Abu al-Baghdadi, me një sulm të forcave amerikane. Deklarata u transmetua direkt nga Dhoma Diplomatike e Shtëpisë së Bardhë.

“Forcat amerikane të operacioneve speciale kryen një sulm të guximshëm dhe të rrezikshëm gjatë natës. Në veriperëndim të Sirisë dhe duke e realizuar misionin e vet me një aftësi të madhe,  personeli amerikan ishte i i jashtëzakonshëm,” tha Trump.

Asnjë nga ushtarakët nuk humbi jetën në operacion, ndërkohë që një numër i madh luftëtarësh të Baghdadi dhe shokëve të tij u vranë bashkë me të.

Trump tha se lideri i ISI vdiq pasi shpërtheu një jelek vetëvrasës që mbante veshur. Shpërthimi vrau atë dhe tre fëmijë.

“Ai vdiq pasi vrapoi nëpër një tunel pa rrugëdalje, duke kuisur, duke qarë dhe duke ulëritur gjatë gjithë rrugës.

Kompleksi ishte pastruar në atë kohë nga njerëzit e tjerë që e rrethonin, që u qëlluan ose u vranë.

11 fëmijë të vegjël u nxorën jashtë nga shtëpia dhe nuk janë lënduar.  I vetmi që mbeti në tunel ishte Baghdadi që kishte marrë zvarrë tre fëmijët e tij të vegjël me vete. Ata ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.

Ai arriti fundin e tunelit kur qentë tanë e ndoqën dhe e vunë poshtë.  Ai ndezi jelekun e tij, vrau veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij u gjymtua nga shpërthimi.”

Trump ka falenderuar të gjithë shtetet që kontribuan në këtë mision, deri edhe forcat kurde, sepse ai ishte mision shumë delikat dhe i rrezikshëm, por një operacioon i madh i rëndësishëm. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!