Home Kronike Kush është i riu që vdiq mbrëmë në Durrës

Kush është i riu që vdiq mbrëmë në Durrës

nga Editor

I riu që shihni në foto është 25-vjeçari Ramazan Bata, i cili humbi jetën dje tragjikisht në aksidentin në Durrës.

Policia ka arrestuar dy persona lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P.T., 49 vjeç, banues në Krujë.

“Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobus tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!