17 mijë paund një person, ja kush është shqiptari që tenton të fusë klandestinë në Britani

Read Time:1 Minute, 19 Second

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Angli, ku brenda një kamioni u gjendën 39 viktima kanë dalë detaje të reja në lidhje me trafikimin e paligjshëm të emigrantëve drejt Anglisë.

“Daily Mail” ka zbuluar një shqiptar, i cili bën transport klandestinësh nga Shqipëria drejt Anglisë.  Daily Mail shkruan se ai është Kastrijot Ahmati dhe jeton në Walthamstow, në Londrën Veri-Lindore. Ai njihej nga të gjithë me pseudonimin “Kace Kace“. Për lajmin tragjik me 39 viktima breda kamionit ai është shprehur në rrjetet sociale se “ky ishte shorti”.

Foto të Kastrijot Ahmatit

Lidhja e ngushtë me rrjetet sociale:

Ahmati është një nga adminët e faqes së quajtur “Shqiptarët në Londër” në rrjetin social Facebook, e cila ka më shumë se 16,000 ndjekës. Nga kjo faqe, ai nxirrte njoftime për të gjithë shqiptarët që dëshironin të shkonin për të jetuar në Angli.

Kur një reportere e fshehtë (e Daily Mail) kontaktoi me të, ai i tha se atij i duhej të paguante 17,000 paund për  “letra false” që do t’i lejonin asaj të fluturonte nga kryeqyteti shqiptar, Tirana drejt Anglisë.

Përndryshe, ai kërkonte të paguhej 14,000, për t’a vendosur atë në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika (nga ku ishte nisur edhe kamioni me 39 personat që u gjetën të vdekur), pra për të udhëtuar me kamion. Vetëm dy ditë pas zbulimit të kamionit me 39 viktima, Ahmati i tha reporteres së fshehtë se udhëtimi nga Belgjika mund të zgjasë nga 12 deri në 16 orë, në varësi vonesës së tragetit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aksidenti tragjik në Durrës, pranga dy shoferëve për vdekjen e 25-vjeçarit
Next post ‘Fikut të bashkisë’ ia refuzuan kredinë për të shembur Unazën e Re, arsyeja: Korrupsioni