Home Kronike Aksidenti tragjik në Durrës, pranga dy shoferëve për vdekjen e 25-vjeçarit

Aksidenti tragjik në Durrës, pranga dy shoferëve për vdekjen e 25-vjeçarit

nga Albina Hoxhaj

 Pas aksidentit që ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçar  janë arrestuar dy persona. Policia njofton se janë arrestuar F. T., 54 vjeç dhe  P. T., 49 vjeç, shoferët e dy mjeteve.

25–vjeçari me iniciale R.B 25-vjeç, punonte si shpërndarës picash dhe ishte me motor në momentin që u përplas me autobusin.

Pas kësaj përplasje një tjetër makinë në ecje e mori para. Ende nuk dihet identiteti i plotë i viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lajme te ngjashme