Home Kuriozitete Një orë më shumë gjumë, akrepat e orës shkuan 60 minuta pas

Një orë më shumë gjumë, akrepat e orës shkuan 60 minuta pas

nga Albina Hoxhaj

Akrepat e orës, sot janë zhvendosur  60 minuta mbrapa. Në gjithë vendet e Europës, ora ndryshoi në të njëjtin çast, për të pasur diell  apo dritë një orë më shumë, derisa në 29 mars të vitit 2020, kur do të kthehet sërish ora verore. Akrepat në orën 03:00 shkuan në 02:00. Tashmë njerëzit e nisin ditën e tyre me më shumë dritë.

Shpikësi i famshëm diskutoi për herë të parë ndryshimin e orëve në vitin 1784 kur shkroi një ese me titull “Një projekt ekonomik për zvogëlimin e shpenzimeve të energjisë” në ‘The Journal of Paris’. Një nga arsyet që ai sugjeroi? Ndryshimi i orës do të ruante përdorimin e qirinjëve.

Ndryshimi ndodh në kohë të ndryshme në vende të ndryshme.

Jo të gjithë shtetet e ndryshojnë orën në të njëjtën datë, gjë që mund të bëjë konfuz shumë telefonues në vende të tjera. Për shembull, Brazili tashmë ka ndryshuar orët e tij të shtunën e tretë të muajit tetor. Izraeli zakonisht e ndryshon orën në të dielën e fundit në tetor.

Prodhuesit e ëmbëlsirave e shijojnë më shumë. 

Sa më të gjata orët e ditës në vjeshtë do të thotë më shumë kohë për fëmijët që të shkojnë për të blerë ëmbëlsira apo për një piknik. Në vitin 2007, Shtetet e Bashkuara filluan të shtyjnë ndryshimin e kohës deri pas pushimeve. Në vitin 1986, këto kompani vlerësuan se fitimet kishin arritur vlerën 100 milionë dollarë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!