Home Aktualitet “Darka e gabuar e Albin Kurtit me Ramën dhe mikun e Putin”

“Darka e gabuar e Albin Kurtit me Ramën dhe mikun e Putin”

nga Editor

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Edi Rama publikoi dje një fotografi me Albin Kurtin dhe me aktorin francez, Gerard Depardieu. Aktori francez njihet edhe si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Fotografia është realizuar në Tiranë, në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë, ku Kurti kishte shkuar ta takonte Ramën, dhe është publikuar në Facebook nga Edi Rama.

Në një shkrim në Facebook Matoshi thotë se fotografisë së Kurtit, Ramës dhe Depardieut  i mungon edhe adhuruesi i Sllobodan Millosheviçit, austriaku Peter Handke.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Darka e gabuar … dhe Albin Kurti

(Njerëz kontrovers në një fotografi familjare)

Gerard Depardieu, njeriu që pasi iku nga Atdheu i tij Franca, për shkak të taksave, u gjet në përqafim të Presidentit autoritar rus Putin, u vlerësu se asht nderë për Gjirokastrën me ia dhënë “Çelësin e qytetit”!?
Njësoj pati vepruar Edvin Rama kur i pati dhënë “Çelësin…” e Tiranës, Goran Bregoviçit, mikut të shovenistit serb Emir Kusturica, njiherit mik i “Kasapit të Ballkanit”, Milosheviç.
Porse, fotografia familjare e Edvinit dhe Albinit me aktorin francez, nuk e plotëson mozaikun pa Peter Handken, mikun tjetër të Milosheviçit!?
Rama është mirë me propozu dhënien e “Çelësit të Vlorës” – qytetit të Ismail Qemal Vlorës, nobelistit austriak, derisa në anën tjetër, kërcënon dhe fyen Heroin e gjallë të Kosovës dhe homologun e tij kosovar, në detyrë, Ramush Haradinaj!???
Degradimi i vlerave morale që njihen si vlera të përbashkëta europiane, nuk ka të sosun në tokën e shqiponjave.
Pse i kafshohet shpirti Kosovës?

P.S. Vlerat e përbashkëta i mbrojnë në Beograd Natasha Kandiç dhe Çedomir Jovanoviç, por Rama dhe kryebashkuakët e qyteteve shqiptare nuk u kujtuen me i nerue ata!?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!