Home Kuriozitete Shqiptarë mendjehapur

Shqiptarë mendjehapur

nga Albina Hoxhaj

Nga Erl Kodra

Shpesh mendoj se çka do të thotë fjala “mendjehapur”. Unë kam një përkufizim sipas meje, por nuk e di nëse ky është përkufizimi adekuat. Më poshtë është një përpjekje modeste për të përshkruar kuptimin e saj.

  1. Mendjehapur është çdokush që pranon ekzistencën e jashtëtokësorëve. Të mendosh se jemi të vetëm në Univers është mendjengushtësi.
  2. Mendjehapur është çdokush që pranon se Amerika ka të drejtë, por jo në të gjitha rastet.
  3. Mendjehapur është çdokush që mendon se shqiptarët nuk janë kombi ma i lashtë në botë, nuk janë kombi ma trim në botë, dhe nuk janë kombi ma fisnik në botë. Veçanarisht mendjehapur janë ata shqiptarë që nuk deklarojnë se gjuha shqipe është nëna e gjuhëve të njerëzimit. Punët e lashtësisë, trimërisë, fisnikërisë dhe gjuhësisë janë disi më të ndërlikuara se sa duken.
  4. Mendjehapur është çdokush që e pranon fenë e tjetrit pa frikë. Veçanarisht mendjehapur janë ata njerëz që nuk të quajn turk ose arab nëse ke një emër musliman. Për fat të mirë, mendjengushtë të tillë gjenden me pakicë.
  5. Mendjehapur është çdokush që e pranon se femra është një qenie njerëzore plot integritet, pa të cilën jeta jote nuk do të kishte kuptim. Po ashtu, edhe femrat duhet ta pranojnë faktin se burrat janë absolutisht të domosdoshëm.
  6. Mendjehapur është çdokush që e pranon faktin se Enver Hoxha ishte një terrorist i neveritshëm, dhe komunizmi ishte një ideologji e zezë që shkatërroi bazat e natyrshme të shoqërisë njerëzore. Çdokush që simpatizon, evokon dhe vlerëson komunizmin shqiptar është një mendjengushtë i qelbur.
  7. Mendjehapur është çdokush që nuk fyen; sidomos për shkaqe të tilla si gjinia, shtresa shoqërore, prejardhja, etnia dhe feja.
  8. Mendjehapur është çdokush që nuk beson pa kushte në ato që thuhen në mediat shqiptare, sidomos në ato që thuhen në programet e mbremjes.
  9. Mendjehapur është çdokush që mendon se Edi Rama duhet të thyej qafën një orë e më parë. Të gjithë ata që nuk mendojnë kështu, janë disa debila mendjengushtë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!