Home Aktualitet Vasili: Koncesioni i sterilizimit lë shqiptarët pa operacione ky është fakt,që nuk e luan topi!

Vasili: Koncesioni i sterilizimit lë shqiptarët pa operacione ky është fakt,që nuk e luan topi!

nga Editor

Ministrja e Shendetesise deklaroi dje me nje kurajo te levdueshme se:

” nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”.

Pertej fjaleve boshe qe gezojne e lumturojne vetem kryeministrin e saj shkollepak, shkresat e shkruara jane ato qe mbeten.

Ne shkresen perkatese thuhet qarte qe:”po u kalua numri i planifikuar i operacioneve urgjente,shefi i sherbimit duhet te ndryshoje numrin e operacioneve te planifikuara.”

Si mundet qe ministrja mohon ne kete fare feje?

Si mundet qe te shkruhen shkresa te tilla??

Po cfare eshte ky sharlatanizem, qe urgjencave te cilat jane nje ndodhi e paparashikuar mjeksore tu vene plan edhe me numra bile.

Keto numra jane edhe ne shkrese dhe nese i mohojne edhe keto fakte, qe jane e zeza mbi te bardhe do te thote se keta drejtues jane per ne urgjencen e psikiatrise.

Shtyrja eshte dizhumane,antishkencore dhe haptas kunder shendetit te qytetareve.

Spitalet jane te hapura per tu dhene pergjigje ne radhe te pare operacioneve kirurgjikale te te gjitha tipeve,qofshin urgjente apo te planifikuara dhe ketu ska vend per propagande dhe dengla qeverie,por per permbushje te ketij detyrimi.

Kryeministri shkollepak duhet tja kurseje kete pozicion te shemtuar ministres.

Koncesioni eshte nje turp,eshte nje shperdorim i parave publike dhe eshte nje grabitje e hapur.

Ministrja pritej qe te vihej ne anen e qytetareve dhe te kerkonte anullimin e menjehershem te koncesionit te sterilizimit.

Perkundrazi ajo beri zgjedhjen me te keqe u vendos ne krah te kryeministrit dhe grabitqareve te koncesioneve dhe haptas kunder qytetareve.

Mandati i ministres ka nje fund pasi s’ka si te jete ndryshe,por kjo zgjedhje e keqe do ti rendoje gjate ne kurriz dhe fjalet do jene te pamjaftueshme te justifikojne demtimin e shendetit te qytetareve thjesht dhe vetem per ti bere pak qejfin kryeministrit dhe per ca dite me shume ne karrige.

Megjithate miq shiheni me syte tuaj dokumentin ku thuhet qarte se:”po u kalua numri i planifikuar i operacioneve urgjente,shefi i sherbimit duhet te ndryshoje numrin e operacioneve te planifikuara.”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!