Home Politike Presidenti, apel politikës: Reflektim dhe konsensus për kushtet e Bundestagut

Presidenti, apel politikës: Reflektim dhe konsensus për kushtet e Bundestagut

nga Editor

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë konferencës për mediat, së bashku me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski është ndalur dhe në mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Meta u shpreh se rruga e dy vendeve është vetëm integrimi në Bashkimin Europian. Ai i bëri thirrje klasës politike në Shqipëri që të reflektojë dhe të gjejë konsensus për kushtet e Bundestagut gjerman.

“Nuk jemi të lumtur për zhvillimet e fundit për përgjigjen për negociatat për dy vendet tona, por është tepër e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja rrugë dhe alternativë për dy vendet tona dhe rajonit mbetet anëtarësimi në BE dhe në këtë takim do forcojmë bashkëpunimin si në planin e brendshëm por edhe bashkëpunimin me BE që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit që është i rrethuar edhe gjeografikisht nga BE. Do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më te besueshëm dhe besoj se platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me BE mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman, për të cilin kërkohet konsensus lexim realiste dhe i përbashkët nga gjithë palët në vendin tonë”,- kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta theksoi se klasa politike në Shqipëri nuk duhet të mjaftohet vetëm duke parë se çfarë problemesh të brendshme kanë vendet e BE që nuk na dhanë negociata. Ai shtoi se është koha që politika të shohë se çfarë mund të bëjë vetë më mirë, që të marrë një përgjigje pozitive.

Presidentit tha se liderët maqedonas reflektuan dhe treguan pjekuri, me vendimin për të çuar vendin në zgjedhje, ndërsa një reflektim duhet urgjent dhe te ne.

“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë. Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim. Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”, tha Meta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!