Home Aktualitet Zaev: Macron e di se për Ballkanin nuk ka alternativë veç se në BE

Zaev: Macron e di se për Ballkanin nuk ka alternativë veç se në BE

nga Editor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë të dhënë për gazetën ”Danas”, vlerësoi se vendi ka arritur shumë dhe nuk do të lejojë të kthehet në të kaluarën. ”Një pjesë e udhëheqësisë të kundërshtarëve tonë politik, për fat të keq, deri në ditën e sotme nuk kanë hequr dorë nga regjimi i vjetër, e mbrojnë atë regjim, mbrojnë krimin dhe korrupsionin që e çuan shtetin në fundosje, ndërsa jetë kishte vetëm për një familje”.

Zaev thotë se nuk e ka humbur shpresën në BE pas anulimit për nisjen e bisedimeve për në BE me Maqedoninë e Veriut duke vlerësuar se të gjithë kanë interes nga politika e zgjerimit dhe se me mbyllje të dyerve të gjithë humbasin. ”Besoj se BE sot e din që mbyllja e derës nuk do t’i bënte mirë askujt. Nga vazhdimi i politikës së zgjerimit kanë interes të gjithë nga mbyllja eventuale e derës të gjithë humbasin”.

Ai shpreson se personalisht do të bisedojë me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron dhe beson se edhe Macron e din që për vendet e Ballkanit Perëndimor Be nuk ka alternativë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!