Home Aktualitet Mustafa Nano ‘shpërthen’ sërish kundër Elvis Naçit: Është një hipokrit

Mustafa Nano ‘shpërthen’ sërish kundër Elvis Naçit: Është një hipokrit

nga Albina Hoxhaj

Gazetari Mustafa Nano ka reaguar sërish kundër Imamit, Elvis Naçi. Në monologun e lexuar në emisionin ‘Provokacia’ në ABC News, Nano ka thënë se Naçi është hipokrti dhe nuk u del për zot frazave të Kuranit.

Problem quan Mustafa Nano edhe natyrën tonë shumëfetare, për të cilën thotë se kurohet, jo duke e injoruar, por duke debatuar pa doreza dhe duke pranuar njëri-tjetrin.


MONOLOGU I PLOTË

Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern”. Këta lënë të kuptohet se shyqyr që kemi këtë që vishet alla frënga, që flet për atdheun, që është shqiptar për shqiptarët, që nuk thotë allahu po thotë zoti, e që distancohet nga Islami radikal. Në fakt, këta njerëz nuk e kanë keq. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë. Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh. Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen.

Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin. Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike. Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, kurani nuk e thotë këtë. Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë. Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar.

Lajme te ngjashme