Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albion Kurti, ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me Edi Ramën në Tiranë. Nga Samiti i Paqes, Kurti tregoi detaje nga takimi dhe tha që Rama më në fund e kishte uruar për fitoren.
“Me Ramën diskutuam për shumë çështje. Duam të ndëtojmë sa më shumë ura bashkëpunimi. Nuk duhet të kemi vetëm mbledhje qeverie por dhe zbatim të marrëveshjes”, u shpreh Albin Kurti për mediat.
Sa i takon minishengenit ballkanik thotë së më shumë e shikon si një ide dhe jo si një projekt që nuk është ende në letër. Kurti nënvizoi se është i angazhuar për dialog dhe arritje të fqinjësisë së mirë me Serbinë.