Home Kronike Familjarët e Kacifas përzënë gazetarët shqiptarë nga varrezat

Familjarët e Kacifas përzënë gazetarët shqiptarë nga varrezat

nga Albina Hoxhaj

Mësohet se familkarët e Kacifas kanë përzënë gazetarët nga ceremonia përkujtimore. “Ju na urreni” i janë drejtuar ata gazetarëve dhe nuk i kamë lejuar të jenë të pranishëm në ceremoni.

Familjarët e Kostandino Kacifas dhe banorë të Bularatit nuk kanë lejuar mediat shqiptare të filmojnë. Ata u kanë kërkuar gazetarëve dhe kameramanëve shqiptarë që të largohen nga hyrja e varrëzave, pasi familjarët e Kacifas nuk i duan.

Pika kufitare e Kakavijës, Gjirokastra dhe Bularati janë blinduar që prej ditës së djeshme nga forca të shumta policie. FNSH, RENEA dhe anti-terrori kanë shkuar në jug  të vendit, pasi sot në Bularat do të zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandinos Kacifas.

Sipas informacioneve nga pika kufitarë e Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 1800 persona, ku disa prej tyre janë ndaluar. Mësohet se 3 persona që kanë tentuar të futen në Shqipëri kanë qenë non grata dhe 7 të tjerë janë ndaluar sepse nuk përmbushin qëllimin e udhëtimit.

Ndërkohë bëhet me dije se një autobuz me 20 persona ka hyrë në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në përkujtimoren e Kostandio Kacifas.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!