Pika kufitare e Kakavijës, Gjirokastra dhe Bularati janë blinduar që prej ditës së djeshme nga forca të shumta policie.
FNSH, RENEA dhe anti-terrori ndodhen në jug të vendit, pasi sot në Bularat do të zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandinos Kacifas.
Mësohet se 3 persona që kanë tentuar të futen në Shqipëri kanë qenë non grata dhe 7 të tjerë janë ndaluar sepse nuk përmbushin qëllimin e udhëtimit.