Osmani “shuplakë” Ramës: VV dhe LDK kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës

Read Time:44 Second

Kandidatja për kryeministre e Lidhje Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koalicioni me lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve dhe se asnjëra palë sipas saj nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesorë.

Osmani tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve dhe për këtë kanë 2 vite që kanë dalë kundër.

Vjosa Osmani: Ne dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Ksosovë. Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Edi Rama, shërbëtori besnik i Vuçiç”
Next post Inkursioni i Bablokut në media, roli i Gëbelsit të tij dhe përralla e fundit me terroristë