Home Politike Manual për t’u përballur me Edi Ramën

Manual për t’u përballur me Edi Ramën

nga Albina Hoxhaj

Nga Erl Kodra

Nëse ju ndih’ fati dhe gjindeni përballë me Edi Ramën, në një situatë ku mundesh me ia thanë publikisht dy fjalë, ju nuk mund ta shpërdoroni këtë mundësi. E kuptoj se nuk është e lehtë të përballosh një përbindësh si ai. Megjithatë, ju jeni të dënuar jo vetëm të përballeni, por edhe ta dekriptoni, ta zbërtheni, ta inatosni, t’ia prishni terezinë, ta shfazoni, t’ia zhysni argumentat në çitjane, t’ia nxirni sytë me pyetje, ta shpërfillni, ta përçmoni, dhe në fund, t’ia zini frymën me provat e krimeve të tij.

1. Që në krye të herës shikojeni përçmut, me neveri. Mos ia ndani sytë, sepse, që ky pleh kafshon vjedhtas. Me këtë lloj shikimi, siguroni epërsinë e parë.

2. I drejtoni pyetje të thjeshta me llogjikë elementare, të tipit; “A e di se çka dreqin je?” Me këtë lloj pyetje, Edi Rama tranohet krejt, kalon në delir.

3. Pa i dhanë shumë kohë për përgjigje, filloni dhe trajtojeni pak ma qetësisht, në mënyrë që ai të mendojë se po e kalon sikletin; por ndërpriteni menjëherë me një gjest të fortë; duke e përqeshë në surrat për injorancën e pështirë që i shpërfaqet në flegrat e hundës. Mos harroni se ky bouffon është veçse një shtazë djallëzore.

4. Nuk ka rëndësi të sillni argumente që i dimë të gjithë; fundja ai nuk ha pykë nga llogjika njerëzore. Ka shumë rëndësi që Edi Rama të ndjehet inferior ndaj jush, dhe këtë duhet t’ia ngulitni me dhunë në surrat, duke ia kujtuar në çdo tre fjali, se ai është veçse një pervers i veshur me pushtet.

5. Duhet t’ia kujtoni fundin, ditën që nuk do të ketë më pushtet, sepse, ky idiot kujton se është i dërguari i Zotit ndër shqiptarë. Fundi e tmerron, i kallë makthet më të zeza. Në këto çaste do fillojë të ndjejë vështirësi në frymëmarrje.

6. Pa humbur kohë, bombardojeni me pyetje asgjësuese në formë heshtash.

7. Në fund, markojeni në shteg t’ballit me fjalën “Përbindësh”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!