Home Aktualitet ‘Amnesty International’ akuzon Turqinë për përdorimin e kërcënimeve dhe mashtrimit për të dëbuar refugjatët sirianë

‘Amnesty International’ akuzon Turqinë për përdorimin e kërcënimeve dhe mashtrimit për të dëbuar refugjatët sirianë

nga Albina Hoxhaj

Amnesty International akuzon Turqinë për përdorimin e kërcënimeve dhe mashtrimit për të dëbuar refugjatët sirianë. Organizata pretendon se ushtarët turq kanë kapur, prangosur dhe rrahur kurde civilë dhe i ka kërcënuar ata të nënshkruajnë  se po shpërngulen vullnetarisht nga kampet e refugjatëve. Sipas raportit, Amnesty International, e cila ka intervistuar  të shpërngulurit kurdo-sirian, autoritetet turke kanë marrë me forcë refugjatë që ndodhen në kampet në Turqi dhe i ka deportuar ata në Siri, përpara se të krijohej “zona e sigurisë”, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të luftës.

Nga ana e saj Turqia ka pretenduar se 315,000 refugjatë që janë kthyer, janë larguar për në Siri në baza vullnetare.

Raporti i organizatës konfirmon se ka prova që dëbimet e refugjatëve kanë nisur që nga muaji korrik dhe kanë vazhduar deri në muajin shtator.

Dëbimet me forcë kanë ngritur shqetësime serioze. Ato janë kundër marrëveshjes prej 6 miliardë eurosh e nënshkruar me BE në vitin 2016, në të cilën Europa u pajtua të ndihmojë Turqinë me kostot e pritjes së refugjatëve.

Turqia ka strehuar rreth 3.6 milion sirianë që kanë ikur nga lufta, një situatë që gjithnjë e më shumë e ka bërë  me dhimbje koke presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Dëbimet e refugjatëve u kryen një muaj përpara se Turqia të niste ofensivën ushtarake në Veri të Sirisë, pas vendimit të diskutueshëm të Donald Trump për largimin e forcave amerikane nga Siria.

Lajme te ngjashme