Home Aktualitet Albin Kurti: Rasti i Astritit nuk është vetëvrasje, kërkon hetim të ri

Albin Kurti: Rasti i Astritit nuk është vetëvrasje, kërkon hetim të ri

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar një ditë më vonë pas publikimit të rapotit nga Instituti i Lozanës në Zvicër.

Ai në postimin në Facebook, ka shkruar se ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë konstatuar përfshirjen e personi/ave të tretë.

Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim. Jo vetëm mbi faktet e provat materiale. Sepse, duhen hetuar e shqyrtuar rrethanat fizike dhe të tjera të krimit, si dhe procesi i deritanishëm hetues. Sepse, duhen hetuar njerëzit përgjegjës, çka kanë bërë, si e kanë bërë dhe çka nuk kanë bërë.

Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!