Home Kronike Homazhet për Kacifasin, qytetarët paralajmërojnë protestë/ RENEA e FNSH blindojnë Gjirokastrën, gardh policie në kufi të vendit

Homazhet për Kacifasin, qytetarët paralajmërojnë protestë/ RENEA e FNSH blindojnë Gjirokastrën, gardh policie në kufi të vendit

nga Albina Hoxhaj

 Një ditë para se të bëhen homazhet për vdekjen e  Kostandin Kacifas, antiterrori ka “blinduar” qytetin e Gjirokastrës. Ndërsa qytetarët kanë organizuar protestë kundër ekstremistëve të Agimit të Artë.

Mësohet se në terren janë në aksion forca të shumta policie, të cilat janë përqendruar kryesisht  në tre pika kryesore, në Kakavijë, Sopik dhe tek Tre urat në Përmetme qëllim ndalimin e hyrjes në Shqipëri të personave të shpallur “non grata” si dhe identifikimi i personave që kanë qenë problematik në varrimin e Kacifas.

Forcat e anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të siguruar rendin publik.

Pak ditë më parë Babis Karathanos ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje  16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Konstandin Kaçifas u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!