Home Aktualitet Ngrihet SPAK me 8 prokurorë, ja kush do t’i hetojë peshqit e mëdhenj

Ngrihet SPAK me 8 prokurorë, ja kush do t’i hetojë peshqit e mëdhenj

nga Albina Hoxhaj

Në mbledhjen e sotme të KLP-së, të gjithë kanë rënë dakord për propozimin e Komisioni të Posaçëm, i cili ka marrë 11 vota pro për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë. Propozimi i cili ka marrë mbështetjen e shumicës është se KLP do të bëjë emërimin e 8 prokuroreve brenda 30 ditëve, duke filluar të plotësojë organizimin e SPAK dhe menjëherë do te hapet gara per shprehjen interesi per drejtuesin e  kësaj strukture, e cila zgjat deri në 5 ditë.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së është shprehur se deri në dhjetor do të bëhet ngritja e SPAK.

“Për momentin ne mund të emërojmë vetëm 8 persona. Deri në dhjetor ne do të kemi ngritjen e SPAK. Ne kemi bërë këtë gjë, që brenda 30 ditëve do të merremi me emërimin e 8 prokurorëve. Nuk mundëm të venodsim edhe dy prokurorë e përkohshëm edhe pse Kushtetuta na lejon numrin 10 dysheme. Ne po emërojmë emërojnë prokurorë, ne nuk marrim një vendim, ne bëjmë emërime.”, u shpreh ai pas mbledhjes.

Propozimet e  Komisionit të  Posaçëm:

Prokurorët pjesë e SPAK janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!