Home Aktualitet Reforma Zgjedhore, Sekretari i OSBE: Nuk mund të marrim vendime politike

Reforma Zgjedhore, Sekretari i OSBE: Nuk mund të marrim vendime politike

nga Albina Hoxhaj

“OSBE mund të lehtësojë dialogun mes palëve, por nuk mund të marrë vendime politike”- kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin e jashtëm Gent Cakaj.

“U kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve të mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti t’u kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht. Ajo që nuk mund të bëjmë është të zgjedhim sistemin që ky vend dëshiron, por mund të sjellim ekspertizë e të lehtësojmë dialogun.”-tha Greminger.

Ai iu përgjigj gjithashtu interesit të medias sa i takon deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ndarjen e reformës zgjedhore në dy faza.

“Po sigurisht jam i vetëdijshëm që ka dy aspekte. Ajo që konsiderohet si reformë elektorale, ka kundërshti sa i përket rekomandimeve se si duhen implementuar ka diskutime mbi sistemin elektoral, nuk është në dorën tonë, kjo është në dorën e aktorëve politikë të këtij vendi për të mbështetur procese të tilla.” vijoi Greminger.

Lajme te ngjashme