Home Aktualitet “JO” për negociatat, Massimo D’Alema: Vendim i gabuar i pakicës së vendeve të BE, dëmton kredibilitetin

“JO” për negociatat, Massimo D’Alema: Vendim i gabuar i pakicës së vendeve të BE, dëmton kredibilitetin

nga Albina Hoxhaj

Vendimin e Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë e ka komentuar dhe ish-kryeministri italian Massimo D’alema. Një një intervistë për News24, D’Alema e cilësoi një vendim të gabuar të pakicës së vendeve të BE, që rrezikon të dëmtojë kredibilitetin e BE.

Vendimin e Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë e ka komentuar dhe ish-kryeministri italian Massimo D’alema. Një një intervistë për News24, D’Alema e cilësoi një vendim të gabuar të pakicës së vendeve të BE, që rrezikon të dëmtojë kredibilitetin e BE.

“Mendoj se ky vendim ishte i gabuar, fatëkeqësisht ishte një vendim i pakicës në BE, pasi pjesa më e madhe e vendeve ishte në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryesisht Franca dhe Holanda kundërshtuan duke krijuar një situatë jo të pëlqyeshme që unë shpresoj të ndryshojë shumë shpejt. Jam i nderuar që vendi im ishte në favor të negociatave me Shqipërinë duke konfirmuar një marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi me Shqipërinë”- tha D’Alema.

Përsa i përket ngërçit politik në vend, Massimo D’alema tha se inkurajon forcat politike shqiptare që të gjejnë gjuhën e dialogut demokratik, pasi kjo është e rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Nuk më takon mua të flas se cfarë mendon opozita apo qeveria në Shqipëri, por unë çmoj punën që po bën qeveria shqiptare e cila po çon përpara një politikë për modernizimin e vendit por në të njëjtën kohë mbështes dialogun. Shpresoj që edhe në Shqipëri të ndiqet një rrugë për të gjetur dialogun dhe një aftësi e madhe nga forcat politike që të dëgjojnë njëra-tjetrën, sepse kjo është e nevojshme për të ardhmen e vendit. Unë nuk marr pjesë në luftën e brendshme politike shqiptare. Vlerësoj qeverinë si dhe inkurajoj të gjithë që të gjejnë gjuhën e dialogut demokratik”. u shpreh ish kryeministri italian.

Kryeministri italian Massimo D’Alema mori pjesë në Konferencën e 41-të ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale që po mbahet këto ditë në Tiranë. /bw/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!