Home Aktualitet Ky është shtet sharlatanësh

Ky është shtet sharlatanësh

nga Albina Hoxhaj

Nga Klodian Tomorri

Dy muaj e ca me pare, autoritetet fiskale dhe Policia e Shtetit dolen me tam-tame ne media se kishin zbuluar nje skeme gjigande evazioni ne fushen e karburanteve. Kompania e kapur ne evazion ishte Gega Oil, e cila sipas qeverise kishte fshehur miliona leke taksa dhe madje kishte pastruar edhe para.

“U kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme,”- thuhej ne njoftimin zyrtar te Policise se Shtetit qe ju shpernda mediave.

Lincohet nje biznes, gjobitet me 400 mije dollare, shpallet ne kerkim administratori e madje u serviret mediave lajmi ne menyre te tille sikur ai eshte arratisur per t’i shpetuar policise.

E ca ndodh me pas? Rezulton se inspektoret tutkune te doganave dhe ekspertet injorante te policise kishin bere llogaritjet gabim. Nuk kane ditur te masin firot, qe njihen me ligj. Tani dogana eshte ne hall. Gjoben e hoqen, por nuk dine si te anullojne raportin pacavure te kontrollit.

Eshte cmenduri se si nje shtet mund te jete kaq qesharak. Nuk ka rast te dyte ne bote, as ne Afrike nuk e gjen. Si mundet nje shtet, nje administrate te perfundoje ne kete gjendje?

Dy rruga ka. Ose jane totalisht te paafte, ose e bejne me qellim. Godasin padrejtesisht biznese te caktuara per llogari te aktoreve te tjere. Sepse aparati yne shteteror funksionon si nje bande qe ka vetem nje qellim: te eliminoje konkurrencen ne treg. Kete bejne ne tendera, ne ankande, ne treg, kudo. Ne cdo rast, nje shtet keshtu ka marr fund.

“Pasi kryem hetime intensive zbuluam evazion te konsiderueshem”- thone. Vetem se ata qe kryen hetimet nuk dinin tabelen e shumezimit dhe mbledhje zbritjet. Sharlatane komplet.

Tani, popullit i mbetet te paguaje faturen e gjyqeve per paudhesite qe ben administrata nga padija ose qellimisht. Sepse cdo biznesi qe lincohet ne kete menyre, i lind e drejta te kerkoje demshperblim deri me nje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!