Home Aktualitet Rama tha se do e padisë, reagon Haradinaj

Rama tha se do e padisë, reagon Haradinaj

nga Editor

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj  i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama i cili tha dje se ta padiste pasi ai e akuzoi se ishte pjesë e një pazari të ndarjes së Kosovës me Thaçin dhe Vuçiç,

Në një lidhje telefonike për “News24” Haradinaj tha se nuk e kishte ndjekur deklaratën e Ramës, por ishte njohur me disa lajme nëpër portale

Haradinaj tha se ai ka të drejtat e veta, ndërsa pohoi se qëndrimi i tij kundër ndarjes së territorit të Kosovës është legjitim dhe se do ta mbronte deri në fund.

Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!”, u shpreh Rama. 

Lajme te ngjashme