Home Aktualitet Helmimi i nxënësve në Bulqizë/ Flet infermierja: Mësuesja nuk i lejoi të dilnin nga klasa, qëndruan një orë brenda

Helmimi i nxënësve në Bulqizë/ Flet infermierja: Mësuesja nuk i lejoi të dilnin nga klasa, qëndruan një orë brenda

nga Editor

Ditën  e djeshme të paktën 9 maturantë u helmuan në shkollën e Mesme “Rifat Manjani” në fshatin Shupenzë të Bulqizës.

Infermierja e spitalit, i cili ka në mbikqyrje gjendjen e tyre shëndetësore pas helmimit, ka bërë me dije se maturantët kishin kishin probleme me frymëmarrje kishin dhimbje koke dhe të përziera.

Sipas infermieres nxënësit e intoksuar nga gazi, i kanë kërkuar mësueses të dalin jashtë por kjo e fundit nuk i ka lejuar deri kur ka parë një përkeqësim të gjendjes së tyre. Sipas saj, ata kanë qëndruar një orë brenda klasës.

Ndërkohë infermjeria gjithashtu deklaroi se klasa do të qëndrojë e mbyllur derisa të dalin përgjigjet e analizave.

“Fëmijët erdhën tre të parët këtu, kishin probleme me frymëmarrje kishin dhimbje koke, të përziera. Iu matëm tensionin. Kishin rrahje zemra të larta. I nisëm në Peshkopi. Erdhën edhe katër të tjera ato i çuam në Bulqizë. Filluam mjekimin, njëra ishte më keq. Erdhën edhe të tjera. Nëna e njërës prej tyre tha se kishte dhimbje barku edhe të vjella. Kanë ardhur këtu edhe pasi kanë shkuar tek shtëpia.

Kanë ardhur të tjerë edhe pas 9 të parëve. Fëmijët thanë se pasi ishin futur në klasë pas pushimit, ishin ndjerë keq. Mësuesja kishte qenë duke bërë mësim dhe i kanë kërkuar ta dalin jashtë por ajo nuk i kishte nxjerrë se kanë rregullat e veta. Kanë qëndruar për një orë brenda. Dikush thoshte që i dhimbte koka, dikus thoshte se i vinte për të vjellë. Derisa të dalin përgjigjet e analizave klasa do të qëndrojë e mbyllur”, deklaron infermierja.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!