Home Politike Ish-zv/ministrja e Ramës ‘pompon’ Bushatin: Kur e dëgjon të forcon besimin, lideri i partisë sime vetëm bërtet!

Ish-zv/ministrja e Ramës ‘pompon’ Bushatin: Kur e dëgjon të forcon besimin, lideri i partisë sime vetëm bërtet!

nga Editor

Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, prej disa muajsh tashmë ka dalë kundër qeverisjes së Edi Ramës, të cilin e quan një lider që drejton në mënyrë jo demokratike partinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka komentuar dhe mbrëmjen e djeshme ku Rama ishte pjesë e një emisioni televiziv, ndërsa vetë ajo kishte preferuar që të ndiqte më mirë ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Sipas saj teksa shihte debatin me tone të qeta të Bushatit, i ishte forcuar besimi se gjërat mund të ndryshojnë.

Postimi i plotë i Beqirajt:

Dije, pas nje kohe te gjate u jam kthyer te enjteve politike !

Ne Top Story , Ditmir Bushati, i qete , reflektues, autokritik komunikues i shkelqyer me Lubonjen , edhe Vasjarin .

Filluan spotet publicitare , keshtu qe, vendosa te shikoj cfare ka Opinioni. Tek opinion ishte Lideri i Partise time .Aty bertitej , sulmohej, imponohej , kishte tone te larta ne mungese totale te respektit per fjalen e njeri tjetrit .

U ktheva menjehere tek Top Story .

Nuk kishin mbaruar reklamat, por vendosa te shoh reklamat ne pritje te nje debati ku sigurisht ndaheshim mendime te ndryshme, por mbi te gjitha kishte qartesi e jo llum propagande .

Shqiperia eshte ne pike kthese . Dreqi e morri , ne pikat e ktheses nuk ka shenja treguese . Ne pikat e ktheses ka nevoje per qartesi , per drejtim , per qetesi . Ne pikat e ktheses ka nevoje per reflektim .

E enjtja politike e kesaj jave me perforcoi besimin , se eshte vetem ne doren tone, te perdorim te gjitha energjite perfshire edhe mendimet ndryshe, duke i transformuar ne motorre zhvillimi per vendin.

Sikurse eshte po ne doren tone te vendosim te shijojme diellin qe lindi serish duke u mburrur me oret e shpenzuara ne telefon here me Merkelin e here me Macronin !

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!