Home Aktualitet Ç’po ndodh me “Air Albana”, Shqiptarët s’rezervojnë dot për linjën me Milanon, anulohen fluturimet

Ç’po ndodh me “Air Albana”, Shqiptarët s’rezervojnë dot për linjën me Milanon, anulohen fluturimet

nga Albina Hoxhaj

 “Air Albania” më 30 shtator nisi fluturimin e parë me avionin “Migjeni”, me destinacion Bolonjën e Italisë. Një reklamë e madhe u bë nga ana e qeverisë për këtë linjë ajrore, që zotohen se është shqiptare dhese biletat i ka “low cost”.

Por çfarë po ndodh me linjat e fluturimit? 

Nëse bëjmë vetëm një kërkim në faqen zyrtare të “Air Albania” shikojmë që linja e fluturimit Tiranë- Milano nuk është e disponueshme. Duke bërë kërkime për datat të ndryshime fluturimi, rezultati na del që nuk mund të rezervosh asnjë fluturim, në asnjë orar, të paktën ditën e sotme. Pra udhëtimet me nisje datën 25 tetor drejt Milanos nga Rinasi nuk ka. Po kështu edhe të gjithë ata që kanë rezervuan për datën 25 tetor, u janë anuluar fluturimet. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!