Home Politike Shkresa e MSH, Spahia: Vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale

Shkresa e MSH, Spahia: Vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale

nga Albina Hoxhaj

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia shkruan në prifilin zyrtar se vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kryejnë ndërhyrje kirurgkikale dhe mund të planifikohen vetëm 65.

Komenti i plotë:

KONCESIONET MBI SHENDETIN
Vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale, sipas kësaj shkrese të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa vetëm 65 të tjerë mund të planifikohen! Kjo cmenduri llogjike në fakt e ka burimin tek koncesioni korruptiv i sterilizimit të instrumentave mjekësorë. E kam denoncuar që në fillim, koston e koncesionarit për sterilizimin e tre niveleve të seteve të veglave (seti i madh me mbi 50 instrumenta me kosto rreth 200 euro, seti i mesëm me 40-50 instrumenta me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta me kosto rreth 100 euro). Edhe për ndërhyrjet më të vogla që kërkojnë 2-3 instrumenta, koncesionari i sterilizimit ofron vetem setin me të paktën 30-40 vegla, pra 10 fishin e veglave që nevojiten. Normal, kjo ka cuar ne rritjen e kostos së sterilizimit shumëfish, përtej cdo parashikimi. Cfarë bën Ministria? Koncesionari nuk preket e as kontrata skandaloze, por zgjidhja gjendet në kurriz të shëndetit të pacientëve: u vë plan sëmundshmërisë dhe kurimit!!! Pra qesja e taksave të shqiptarëve shqyhet për koncesionet dhe shtrëngohet për shëndetin e tyre! Deri tek shëndeti shkon makutëria e pandarë nga paaftësia epike! #TurpSkandaloz

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!