Home Aktualitet Denoncimi i kirurgut për PPP e sterilizimit: Ministria na ka kërkuar të ulim numrin e operacioneve

Denoncimi i kirurgut për PPP e sterilizimit: Ministria na ka kërkuar të ulim numrin e operacioneve

nga Editor

Mjeku kirurg, Artan Koni ka denoncuar me fakte dhe shifra dëmin ndaj buxhetit të shtetit, shkaktuar nga koncesioni i sterilizimit.

Sipas mjekut, ministria i ka dërguar një shkresë spitaleve për të ulur numrin e operacioneve.

“Sot kam vendosur të flas dhe ekspozoj me fakte dhe shifra një grabitje kolosale që po i bëhet buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të sterilizimit.

Nëse marrim vetëm vitin 2018 bazuar në të dhënat e fondit të sigurimit janë kryer në rang kombëtar 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale. 

Shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private 2.87 mld lekë ose rreth 17 mln euro. Pra shteti shqiptar ka paguar mesatarisht 190 euro për sterilizimin e një seti të vetëm kirurgjikal. Kjo pagesë prej 17 mln eurosh kaloi në 3.6 mln euro parashikimin e ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018. 

E gjendur përballë kësaj situate në fillim të 2019 ministria e Shëndetësisë i dërgon një shkresë spitaleve më të mëdha në vend ku i kërkon të zvogëlojnë numrin e operacioneve të planifikuara. E thënë ndryshe ministria e Shëndetësisë nuk i kërkon kompanisë private të rishikojë tarifat apo ta anulojë këtë koncesion, por i kërkon mjekëve ti dërgojnë në shtëpi disa pacientë që kanë nevojë për operacion. Pra midis shëndetit të pacientit dhe fitimit të kompanisë ministria zgjedh kompaninë” sqaron mjeku Koni.

Duke bërë një përllogaritje, kirurgu thotë se kostoja maksimale e sterilizimit shkon 1.5 mln euro, ndërkohë që shteti i ka paguar kompanisë private 17 mln euro.

“Vetëm një autoglav harxhon mesatarisht 6 kv/ora energji elektrike që kushton 0.13 euro.

210 autoglave x 24 orë x 365 ditë të vitit harxhon gjithësej 1.5 mln euro energji elektrike në vit. Pra nga 1.5 mln euro që është kostoja maksimale e sterilizimit në rang kombëtar, shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private 17 mln euro”.

Si po na vjedhin me koncesionin e sterilizimit.

SHIKO VIDEONSHPËRNDAJEKirurgu Artan Koni na tregon se si Ministria e Shëndetësisë i dërgon letër këtë vit spitaleve dhe u kërkon të kryejnë më pak operacione sepse buxheti i parashikuar për koncesionarin që kryen sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, ka shteruar. Për rrjedhojë pacientë duhet të presin, ose të vdesin. Ndërkohë që, kur sterilizimin e bënte vetë shteti, kosto e tij ishte rreth 2.4 euro për set kirurgjikal, sot që e bën privati, ai kushton 190 euro për set kirurgjikal. Pra rreth 80 herë më shumë. Më konkretisht nëse shteti do të vazhdonte ta kryente këtë shërbim kosto nga xhepat tona për gjithë operacionet e kryera vjet, rreth 90 mijë, do të ishte 215 mijë euro. A e dini se sa kemi paguar? Plot 17 milionë euro!Dhe abuzimi bëhet edhe më i madh kur mendon se Ministria e ka më të lehtë të urdhërojë lënien e pacientëve pa operuar, se sa të ndalojë këtë abuzim kolosal. Ne nuk jemi të varfër, një popull i varfër nuk paguan dot kaq shumë para për një shërbim kaq të thjeshtë. Jemi të vjedhur!Me shumë gjasa media nuk do ta transmetojë këtë mesazh, ndaj na ndihmo të hapim fjalën duke e shpërndarë. #Bashkohu

Posted by Nisma #Thurje on Thursday, October 24, 2019

Lajme te ngjashme